Dërgesë falas për porosi nga 100€ e lart

3DPrintKS

Rreth nesh

3DPrintKS

Printerë 3D, filament dhe lazer në Kosovë — origjinalë, me suport në shqip.

Kush jemi

3DPrintKS është dyqan i specializuar për printim 3D dhe prodhim digjital në Kosovë. Nisëm nga një problem që e njeh kushdo që ka porositur një printer nga jashtë: pritje e gjatë në doganë, garanci që askush nuk e mban dhe asnjë njeri që të ndihmon kur printimi i parë nuk del.

Prandaj punojmë ndryshe: mallin e mbajmë këtu, e njohim para se ta shesim dhe ju përgjigjemi në shqip — para blerjes, gjatë kalibrimit të parë dhe kur ju duhet një pjesë rezervë pas një viti.

Çfarë shesim

Printerë 3D FDM dhe resin, skanerë 3D, filament (PLA, PETG, ABS, ASA, TPU), resin, makina lazer dhe CNC, aksesorë, si dhe pjesë rezervë e upgrade. Punojmë me markat që i përdorin vetë profesionistët: Bambu Lab, Creality, Elegoo, Anycubic, xTool, Snapmaker, TwoTrees, Revopoint dhe 3Dmakerpro.

Origjinale, me garanci

Çdo produkt është origjinal dhe vjen me garancinë e prodhuesit. Kur diçka nuk shkon, nuk ju dërgojmë te një adresë emaili jashtë vendit: e marrim rastin përsipër dhe e ndjekim me prodhuesin për ju. Kushtet e plota i gjeni te kthimi dhe garancia.

Si punojmë

Porositë i konfirmojmë me telefon para se t'i nisim. Pagesa bëhet në dorëzim, kështu që nuk paguani asgjë derisa produkti të jetë në dorën tuaj. Dërgojmë në Kosovë. Disa produkte i sjellim me porosi nga furnitori — ato shënohen qartë, me afatin 2–3 javë dhe me parapagesë.

Për çdo pyetje — shkruajna te faqja e kontaktit, na telefononi te +383 43 754 564, na shkruani te support@3dprint.al ose na gjeni në Instagram.

3DPrintKS